Policia në Mitrovicë konfiskon armë në një aheng familjar

Më 10 gusht 2025, në orët e mbrëmjes, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë pranoi një informacion për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore reaguan menjëherë dhe identifikuan vendin e ngjarjes në rrugën “Sami Gashi”, ku po zhvillohej një aheng familjar. Nga i dyshuari u konfiskua një armë e tipit pistoletë dhe 14 gëzhoja, të […]

Krushq nga Vushtrria shkrepin armë në aheng familjar në Prizren – ndalohet 60-vjeçari

Një aheng familjar në Prizren u shoqërua me të shtëna armësh më 10 gusht 2025, rreth orës 16:40, në rrugën “Kurtish Hasani”. Sipas policisë, të shtënat i kryen krushq nga Vushtrria, të cilët u larguan para mbërritjes së patrullave. I dyshuari B.Z. (60) u identifikua dhe u ndalua në Vushtrri rreth orës 19:20, teksa udhëtonte […]

Vodhi veturë në Podujevë, arrestohet në Vushtrri – rezulton me urdhër-arrest

Një veturë e tipit VW Passat, me vlerë rreth 4 mijë euro, është vjedhur në orët e para të 9 gushtit në fshatin Gllamnik të Podujevës. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar, duke e rikthyer automjetin te pronari. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar rreth orës 03:00 nga A.K. (53 […]

APK: 78 kallëzime penale për mosdeklarim pasurie, mbi 100 gjoba për vonesa

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se gjatë verifikimit të deklarimeve të pasurisë janë zbuluar mbi 78 raste me dallime të mëdha, të cilat janë dërguar në Prokurori për procedim penal. Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, tha se zyrtarët e përfshirë janë ballafaquar me gjetjet dhe kanë pasur mundësi të justifikojnë pasurinë me […]

IKSHPK apel qytetarëve: Kujdes gjatë vapës së madhe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar për rrezikun që nxehtësia paraqet për shëndetin, sidomos tek të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. Instituti rekomandon disa masa mbrojtëse, si: të pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar, […]

Takimet e ndërkombëtarëve me Kurtin zhvillohen jashtë institucioneve – analistët: Qeveria nuk ka legjitimitet të plotë

Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë që kanë vizituar Kosovën gjatë muajve të fundit nuk e kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në Zyrën e Kryeministrit, por në ambiente jozyrtare, si darka formale. Sipas analistëve politikë, kjo është një shenjë e distancës politike nga një qeveri pa legjitimitet të plotë. Kosova gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare […]

KQZ publikon afatet për akreditimin online të vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave që do të monitorojnë Zgjedhjet Lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, të planifikuara për 12 tetor 2025. Sipas KQZ-së, të drejtë aplikimi kanë subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare, institucionet qeveritare e […]

Prizren – Aksion i Policisë dhe ATK-së në parkingje, zbulohen shkelje të shumta fiskale

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe me asistencën e Policisë Rajonale, ka zhvilluar një aksion inspektimi në 21 auto parkingje të qytetit, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren. Aksioni kishte për qëllim parandalimin dhe hetimin e veprës penale “Shmangie nga […]

Kushtetuesja ndëshkon Deharin, urdhëron zgjedhjen e kryeparlamentarit me votim të hapur – masa e përkohshme për Kuvendin mbetet në fuqi deri te publikimi i vendimit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka shkelur Kushtetutën duke mos zbatuar aktgjykimin paraprak të 26 qershorit 2025. Në vendimin e ri të 8 gushtit, Gjykata urdhëroi rikthimin në rendin e ditës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke sqaruar se procesi duhet të bëhet vetëm përmes votimit të hapur, […]

Mitrovicë e Jugut – Arrestohet personi i dyshuar për armëmbajtje pa leje, tentoi t’i shmanget policisë

Një person është arrestuar gjatë natës së 9 gushtit 2025 në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, rreth orës 03:00, patrulla e Njësisë së Trafikut Rajonal, gjatë një pikë-kontrolli në rrugën “Ulqini”, tentoi të ndalonte një veturë me targa vendore. Shoferi nuk iu bind urdhrit, duke vazhduar lëvizjen, ndërsa njësitë […]