Një grua është gjetur e pajetë në Vushtrri, policia ka bërë të ditura detajet

Të martën, rreth orës 01:30, në fshatin Beqiq të Vushtrrisë është gjetur e pajetë një grua rreth 53 vjeçe. Sipas njoftimit të policisë, në vendngjarje ka mbërritur ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë” dhe, me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin […]

Policia e Kosovës: 1.039 armë të konfiskuara në gjashtë muaj, 8 raste vrasjesh

Armët pa leje vazhdojnë të jenë një kërcënim serioz për sigurinë publike në Kosovë, shpesh të përfshira në incidente të rënda kriminale, përfshirë vrasje dhe tentativa vrasjeje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në fund të korrikut 2025 janë konfiskuar 1.039 armë zjarri dhe 18.606 copë municion. Në të njëjtën periudhë […]

Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses rrezikon qytetarët dhe integrimin në BE

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke paralajmëruar pasoja nëse ai shpërfillet. Reagimi erdhi pas vizitës së drejtorit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Michael Reiffenstuel, i cili më 10-11 gusht u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë […]

Bllokada institucionale paralizon Kuvendin, godet ekonominë

Ngërçi politik në Kosovë po shkakton pasoja të rënda ekonomike, duke bllokuar projekte kapitale dhe fonde të rëndësishme ndërkombëtare. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për RTV21 se vendi ende nuk ka përfituar asnjë cent nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, ndërsa në Kuvend kanë mbetur të pa ratifikuara marrëveshje me […]

Policia në Skenderaj dhe Vushtrri konfiskon tri armë zjarri

Më 11 gusht 2025, policia ka konfiskuar tri pistoleta në Skenderaj dhe Vushtrri. Në Skenderaj, rreth orës 19:00, në një aheng familjar në fshatin Klinë e Ulët, nga një i dyshuar që kishte shtënë me armë u sekuestrua një pistoletë. Në Vushtrri, rreth orës 21:00, një person që kishte shtënë nga një motor me katër […]

Seanca konstituive nuk mbahet pa publikimin e aktgjykimit të plotë të Kushtetueses

Konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet vetëm pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Kushtetueses përcakton që brenda 30 ditëve, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit me votim të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. […]

Prizren – Arrestohet një person, sekuestruar drogë me vlerë rreth 300 mijë euro

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka realizuar një operacion të suksesshëm, që përfundoi me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale me substanca narkotike. Më 11 gusht, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, u arrestua H.K., […]

Aksident në hyrje të Mitrovicës, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Mitrovicës, ku janë përfshirë dy automjete. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se nga informacionet e para, tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes. Autoritetet janë duke e hetuar rastin.

Revoltë në Gjilan pas vrasjes së trefishtë, muret e gjykatës mbushen me mbishkrime

Më 10 gusht, në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin, qytetarët reaguan me zemërim ndaj institucioneve të drejtësisë. Para dhe në muret e Gjykatës së Gjilanit u vendosën mbishkrime si “I keni duart me gjak”, “fajdexhia i fort e gjykatës shumë”, “qendra e fajdeve” dhe “gjykata në shërbim të fajdexhive”, duke pasqyruar pakënaqësinë […]

Policia jep detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gjilan – një i arrestuar, tre në kërkim

Policia e Kosovës ka bërë publike detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë që ndodhi më 10 gusht 2025 në Gjilan, ngjarje që tronditi opinionin publik. Sipas raportit 24-orësh, rreth orës 12:30, njësitë policore reaguan pas informatave për të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një viktimë mashkull pa shenja jete, vdekjen e […]