Pritje të gjata në dalje në Merdarë, deri në 3 orë

Në pikën kufitare të Merdares vazhdojnë pritjet e gjata për qytetarët që dalin nga Kosova. Sipas të dhënave të fundit, koha e pritjes arrin nga 150 deri në 180 minuta, ndërsa kolona ka shkuar deri në 900 metra. Në hyrje, lëvizja është më e lehtë, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minuta. Në […]

Arrestohen 13 persona për bixhoz të paligjshëm në Isniq të Deçanit

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar një aksion në fshatin Isniq të Deçanit, ku ka arrestuar në flagrancë 13 persona nën dyshimin për përfshirje në bixhoz të paligjshëm dhe organizim skemash piramidale. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë bastisjes janë sekuestruar rreth 17 mijë euro para të gatshme, një armë zjarri, […]

Aksident zingjiror në Gjilan, nëntë persona të lënduar

Një aksident trafiku me gjashtë automjete është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:20, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, ku si pasojë e përplasjes janë lënduar nëntë persona. Sipas raportit mjekësor, të gjithë […]

Berat Rukiqi kritikon Kurtin: Nuk e do as sektorin publik, as atë privat

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar ashpër ndaj fillimit të shkyçjes së bizneseve nga rrjeti energjetik, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për dështime në ekonomi dhe qeverisje. Në një postim në “Facebook”, Rukiqi ka kujtuar një takim të hershëm me Kurtin, kur ai ishte kryetar i Odës […]

Fluks rekord nga Kosova drejt Shqipërisë, mbi 61 mijë qytetarë kalojnë kufirin në Morinë vetëm sot

Pikat kufitare të Shqipërisë janë përballur sot me një numër të madh hyrjesh, kryesisht nga Kosova, duke shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të gjata në qarkullim. Vetëm në pikën kufitare të Morinës, nga mëngjesi deri në mesditë, kanë hyrë mbi 61 mijë qytetarë me rreth 19 mijë automjete. Kolona të gjata automjetesh janë shtrirë […]

SHBA transferon 50 autoblinda për Kosovën, ambasada konfirmon mbështetjen për FSK-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar 50 autoblinda për Kosovën në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes. Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se këto mjete ushtarake do të përdoren nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se transferimi përbën një hap tjetër në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse […]

Muriqi sfidon Barcelonën në start të La Ligas, Mallorca synon surprizën

La Liga nis sot me një sfidë të madhe për Vedat Muriqin dhe skuadrën e tij Mallorca, e cila pret kampionët e Barcelonës në “Visit Mallorca Estadi”. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 dhe pritet të jetë një test i vështirë për vendasit, që do të tentojnë të ndalin katalanasit dhe të marrin pikët e para […]

Dy subjekte nuk certifikohen për shkak të emrit, Cakolli akuzon KQZ-në për censurë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot grupin e tretë me 39 subjekte politike – 25 iniciativa qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur – për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Megjithatë, dy subjekte nuk morën miratimin për certifikim. Iniciativa “Lidhja e Prishtinës” u kundërshtua nga përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, me arsyetimin se emri është […]

Çitaku alarmon për pasojat e shkyçjes së bizneseve: Rrezikohet papunësi masive në Kosovë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkyçjes masive të bizneseve nga rrjeti elektrik, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe me pasoja të rënda për ekonominë. Ajo tha se 1,400 biznese, kryesisht prodhuese, po përballen me ndërprerje të energjisë, gjë që rrezikon mijëra punëtorë të mbeten pa punë dhe pa të ardhura për […]