Një 34-vjeçar i dënuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Italia në Kosovë

Një 34-vjeçar i dënuar për veprën penale “vrasje në tentativë” është ekstraduar nga Italia në Kosovë. Ekstradimi u bë në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai ishte dënuar më 16 shkurt 2019 me 20 muaj burg, por kishte shmangur ekzekutimin e dënimit. Personi u dorëzua nga autoritetet italiane në […]

Lirohen nga mbajtja në Serbi vëllezërit Emini, po kthehen në Gjermani

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar pas një jave mbajtjeje në Serbi. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë janë në rrugë për t’u kthyer te familjarët e tyre në Gjermani. Lajmin e ka konfirmuar nipi i tyre, Ervin Hoxha. Dy vëllezërit ishin arrestuar javën e kaluar në kufirin Serbi–Hungari, me akuzat […]

Arrestohet 69-vjeçari në Shtime për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 gusht 2025, rreth orës 11:10, në Shtime është raportuar një rast dhune në familje, ku një 69-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Të dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe […]

Avokati i Thaçit kundërshton kufizimet e vizitave: Tentativë për zhvendosje të vëmendjes nga mbrojtja

Avokati Ardian Bajraktari e ka cilësuar të paqëndrueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për kufizimin e vizitave ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se nuk ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët, pasi dëgjimi i tyre tashmë ka përfunduar. “Sot nuk mund të flitet për ndonjë ndikim, sepse […]

23-vjeçari në Prishtinë grabit një të mitur me thikë, duke i marrë zinxhir ari 1900 €

Grabitjet nën kërcënimin e armëve të ftohta vazhdojnë të paraqesin shqetësim në vend, ku shpesh viktima bëhen edhe të miturit. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, ku një 15-vjeçar është grabitur nën kërcënimin e thikës. I dyshuari, rreth 23 vjeç, e ka kërcënuar të miturin dhe i ka […]

Drita sfidon Differdangen në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Konferencës

Skuadra gjilanase, Drita, sonte pret Differdangen e Luksemburgut në ndeshjen e parë të fazës “play-off” për hyrje në grupet e Ligës së Konferencës. Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. E udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, Drita ka treguar formë të mirë edhe kundër rivalëve të fuqishëm si Copenhagen […]

KQZ certifikon sot kandidatët e 36 subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot, më 21 gusht, nga ora 17:00, mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i mijëra kandidatëve të 36 subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se bëhet fjalë […]

Policia has në person të armatosur në kufi, sekuestron 21 kilogramë marihuanë

Më 20 gusht 2025, rreth orës 20:30, njësia hetimore e Departamentit të Kufirit ka ndërmarrë veprime në zonën kufitare Kosovë–Shqipëri, ku ka hasur një person të dyshuar me një çantë në dorë dhe të armatosur. Sipas njoftimit, i dyshuari ka drejtuar armën e zjarrit ndaj zyrtarëve policorë duke paraqitur rrezik për ta. Pavarësisht prezantimit të […]

Aksident i rëndë në Dollc të Klinës – një i vdekur dhe pesë të lënduar

Një përplasje mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës. Nga ky aksident ka humbur jetën një person, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi zyrtar.