Quni i përgjigjet Gërvallës: Besnikëria është thelbësore, nuk i besoj poste të rëndësishme atij që ka braktisur njësinë

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka reaguar ndaj deklaratave të Donika Gërvallës, e cila tha se deputetët e LDK-së kishin mundur ta votonin atë për kryetare të Kuvendit për të zhbllokuar procesin e konstituimit. Quni tha se për të besimi dhe besnikëria janë themeli i çdo marrëdhënieje, edhe në politikë. “Kam një parim të palëkundur, […]

Rënie e përfituesve të ndihmës sociale, Mitrovica dhe Vushtrria me numrin më të madh të rasteve

Numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme në korrik të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në korrik 2024 ndihmë sociale kanë përfituar 19,053 familje, ndërsa në korrik 2025 numri ka rënë në 16,566 familje, që paraqet […]

Mbi 13 mijë votues nga diaspora regjistrohen për votim me postë në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë aprovuar 13,360 aplikime të shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar si votues me postë në zgjedhjet lokale të 2025-s. Nga 16,902 aplikime të pranuara përmes platformës elektronike të KQZ-së, 3,542 janë refuzuar, kryesisht për mungesë dokumentesh që dëshmojnë adresën e […]

Qeveria heq gjobat për bizneset, por i ngarkon kompanitë e leasingut

Qeveria ka hequr ndalesat e gjobave për bizneset, duke e prezantuar këtë si lehtësim për sektorin privat. Por një kthesë e papritur prek kompanitë e leasingut, të cilat tani detyrohen të paguajnë gjobat e shoferëve që përdorin vetura të marra me këtë formë financimi. Ky vendim përfshin kompani qiradhënieje, taksi, por edhe individë me makina […]

Arrestohet personi në kërkim në Prizren – i dënuar me mbi 3 vjet burgim për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në kërkim në Prizren, i cili ishte nën urdhër arreste për vuajtjen e dënimit me 3 vite e 25 ditë burgim për vjedhje. Rreth orës 22:35 më 21 gusht 2025, njësia e inteligjencës ka marrë informacion për praninë e të dyshuarit K.T., 26 vjeçar, në një lokal-kafiteri në […]

Xhaferi i LDK: Kurrë nuk kam votuar “kundër” me më shumë kënaqësi sesa ndaj Muratit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se asnjëherë nuk ka votuar “kundër” me më shumë kënaqësi sesa gjatë votimit për Hekuran Muratin si kandidat për kryetar të Kuvendit. Xhaferi ka akuzuar Muratin se gjatë mandatit të tij ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës, ka penguar ekonominë dhe ka nxitur përçarje […]

Krasniqi: VV po luan “patriotin”, ka 35 emra të tjerë për kryetar të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pas seancës së sotme të Kuvendit, ku si kandidat për kryetar u propozuar ministri në detyrë Hekuran Murati. Krasniqi akuzoi VV-në për zvarritje të procesit të konstituimit të institucioneve dhe për propozime që sipas tij synojnë të pamundësojnë votimin. “Po vijnë në seanca […]

Seanca dështon sërish – Hekuran Murati nuk u votua për kryetar të Kuvendit

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për ta emëruar Hekuran Muratin kryetar të Kuvendit nuk pati sukses. Gjatë seancës konstituive të mbajtur sot, kryesuesi Avni Dehari bëri të ditur se kandidatura e Muratit nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme, duke marrë vetëm 57 vota pro. Kjo ishte hera e parë që emri i tij u votua […]

Murati pret që opozita të reflektojë, pa konfirmuar ndryshimin e kandidates së VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë para hyrjes në Kuvend se pret që “opozita” të reflektojë gjatë seancës së sotme, duke theksuar se vetëm kështu mund të konstituohet Kuvendi. Murati nuk ka bërë të ditur nëse VV-ja do ta ndryshojë emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit në këtë seancë. “Shpresoj që opozita […]