Tetë muaj pas sulmit në Ibër-Lepenc, hetimet vazhdojnë – dy persona ende në paraburgim

Gati tetë muaj pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ende nuk është ngritur aktakuzë lidhur me rastin. Dy të dyshuarit kryesorë, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, të arrestuar menjëherë pas shpërthimit që dëmtoi infrastrukturën kritike, vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se hetimet janë ende në […]

Aksident në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, rrokulliset një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë–Fushë-Kosovë, ku një veturë është rrokullisur si pasojë e përplasjes. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve që çuan në aksident.

Administrata Trump vendos kufizime për fluturimet nga Meksika, kërcënon aleancën Delta–Aeromexico

Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja për fluturimet nga Meksika në SHBA, si përgjigje ndaj masave të autoriteteve meksikane që detyruan kompanitë të zhvendosen nga Aeroporti Benito Juarez në Aeroportin Felipe Ángeles. Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha se këto veprime shkelin marrëveshjen tregtare dhe japin avantazh të padrejtë kompanive vendase. […]

Valë e të nxehtit afrikan përfshin Kosovën – IHMK apelon për kujdes dhe shmangie nga dielli

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi do të përballet me një valë të fuqishme të të nxehtit, për shkak të masave të ajrit të ngrohtë që po vijnë nga Afrika Veriore. Sipas IHMK-së, kjo situatë është rezultat i qarkullimeve atmosferike që po favorizojnë depërtimin e ajrit tropikal drejt veriut. […]

Isa Mustafa rikujton lirimin e ministrave në vitin 2017 për të shmangur shkeljen e Kushtetutës

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar një vendim të ndërmarrë gjatë mandatit të tij në vitin 2017, që kishte të bënte me lirimin nga detyra të disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët sapo kishin fituar mandatin si deputetë. Sipas tij, ky veprim ishte ndërmarrë për të respektuar Kushtetutën dhe për të shmangur shkeljen […]

Zbulohen barna të kontrabanduara në Gjilan dhe Viti, vlera mbi 4000 euro

Një sasi e konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara është zbuluar dhe sekuestruar gjatë një operacioni të përbashkët të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë. Gjatë kontrollit të realizuar nga Task Forca në ambientet e brendshme të këtyre barnatoreve, janë gjetur barna të fshehura […]

Të mërkurën nis regjistrimi i votuesve jashtë vendit për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të hapë të mërkurën, më 23 korrik 2025, periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për të marrë pjesë në votimin me postë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku do të zgjidhen kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Afati për regjistrim do të zgjasë 38 ditë, […]

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt, pa detaje për një marrëveshje

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ende nuk është bërë e ditur nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje për të tejkaluar ngërçin politik. Ky takim u zhvillua në një moment delikat për skenën politike në Kosovë, teksa po afrohet përfundimi i afatit 30-ditor të caktuar […]

Arrestohet një person në Prishtinë, i sekuestrohen para, narkotikë dhe një thikë

Njësitë policore të stacionit të Veriut në Prishtinë kanë arrestuar sot një person të dyshuar gjatë një kontrolli rutinë. I dyshuari, M.S., 28 vjeç, u ndalua pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e substancave të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderueshme parash si dhe një thikë. Pas verifikimit të të dhënave, […]

Spektakël boksi sonte në Londër: Usyk dhe Dubois përballen për titullin e kampionit absolut dhe 200 milionë euro

Sonte në Londër pritet një natë spektakolare boksi, ku Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të përballen në një nga sfidat më të mëdha të vitit. Dueli i shumëpritur për titullin e kampionit absolut në peshat e rënda do të zhvillohet në stadiumin Wembley, me fillim të planifikuar rreth orës 23:59. Në lojë nuk është […]