Bie ndjeshëm numri i zjarreve në Kosovë, aktiv mbetet vetëm një vatër në Prishtinë

Numri i zjarreve në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme në 12 orët e fundit, njofton Agjencia e Menaxhimit Emergjent. Aktualisht, i vetmi zjarr aktiv është regjistruar në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, ku ekipet zjarrfikëse ndodhen ende në terren. Sipas Agjencisë, situata gjatë pasdites së djeshme ishte e rënduar për shkak të shpërthimit […]

Hyn në fuqi ndalesa e Kushtetueses, pezullon veprimet e deputetëve deri më 8 gusht

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga deputetët e Kuvendit deri më 8 gusht. Ky vendim vjen pas dështimit të fundit për konstituimin e Kuvendit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Seanca u karakterizua nga përplasje mes deputetëve: përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së tentuan të mbajnë […]

Limaj pas takimit me Osmanin: Prej tre muajsh s’ka marrëveshje

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar takimin e tij me presidenten Vjosa Osmani pas seancës së Kuvendit të mbajtur në orën 14:00. Ai tha se në takim u diskutua për situatën politike dhe theksoi se nuk ka marrëveshje mes partive tash e tre muaj. “Presidentja u interesua për zhvillimet dhe mundësitë e zgjidhjes. E […]

Mbahen homazhe shtetërore për heroin Enver Zymeri dhe zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës

Në përkujtim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe në shënim të Ditës Memoriale për zyrtarët policorë që kanë rënë në krye të detyrës, sot janë mbajtur homazhe shtetërore të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës. Homazhet kanë nisur në orët e para të mëngjesit me vizitën e […]

Redžepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një qeverie, jo për postin e kryeparlamentarit

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Redžepi, ka reaguar pas raportimeve se Fatmir Limaj mund të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, pas një takimi që ai pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Redžepi tha se nuk ka asnjë informacion për një propozim të tillë dhe theksoi se kandidatura e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit ka […]

Prishtinë: 36-vjeçar plagoset me armë, i dyshuari dorëzohet pas disa orësh

Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë ndodhi një tentativë vrasjeje ku një 36-vjeçar u plagos me armë zjarri. Policia gjeti 14 gëzhoja dhe gjurmë gjaku. Viktima u dërgua në QKUK për trajtim, ndërsa i dyshuari u dorëzua disa orë më vonë.

Tentativa e 52-të për konstituimin e Kuvendit, ambasadorët ndërkombëtarë pritet të jenë të pranishëm në orën 11:00

Sot, në orën 11:00, do të mbahet tentativa e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, proces i papërfunduar që nga zgjedhjet e shkurtit për shkak të mospajtimeve mes partive politike. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbështesë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa është propozuar edhe formimi i një Komisioni për votim të fshehtë. Megjithatë, […]

Thaçi për “Banjskën”: Si u lejua largimi i të armatosurve sikur të ishin “krushq të lirisë”?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive nga Haga për emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka folur për ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, të cilat i cilësoi si një agresion të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të Kosovës. Thaçi ka ngritur një varg pyetjesh mbi mënyrën si u lejua hyrja e […]

Hasani: Kërkesa e presidentes për Kushtetuesen është e pabazuar

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është e pabazuar dhe e papranueshme për Kushtetuesen. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani tha se vendimi pritet të merret mbi kërkesat e dorëzuara nga deputetët, jo nga presidentja. […]

OVL e UÇK-së kërkon mbështetje financiare nga Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka dërguar një letër ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar sigurimin urgjent të mjeteve financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në këtë letër, OVL e UÇK-së shpreh shqetësimin për mungesën e mbështetjes institucionale në mbulimin e shpenzimeve […]