Dy shoferë kapen duke bërë gara me shpejtësi – u ndalohen lejet për 12 muaj

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara të rrezikshme në rrugën Varosh–Gërlicë, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë. Shoferi B.S. (22), me veturë BMW dhe targa të Zvicrës, u kap duke vozitur me 192 km/h në një zonë me kufi prej 60 km/h. Ai u gjobit me 500 euro, […]

Tentativë për kontrabandë në Dubravë, kapen drogë dhe telefona nga Shërbimi Korrektues

Një operacion i organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës dhe Departamentin e Sigurisë, ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Gjatë kontrollit u gjetën pesë qese të zeza që përmbanin 98 gramë lëndë të dyshuar narkotike, pesë telefona Samsung dhe dy SIM kartela të papërdorura. Autoritetet […]

Presidentja Osmani mirëpret Ramë Lahajn dhe yjet e operës botërore, vlerëson kontributin për kulturën kosovare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur tenorin me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj dhe mysafirët specialë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, që këtë vit shënon edicionin e pestë. Në delegacion ishin të pranishëm edhe artistë të njohur botërorë, si Ramón Vargas, Anita Rachvelishvili dhe dirigjenti Besmir Vokopola. Osmani vlerësoi lart angazhimin e Lahajt […]

Maqedonasi kapet në Han të Elezit me mijëra çorape dhe thika gjahu, dyshohet për shmangie taksash doganore

Policia e Kosovës ka parandaluar një tentativë të shmangies nga taksat doganore në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Më 29 korrik, një shtetas i Maqedonisë së Veriut u ndalua gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, ku u gjetën 3,780 palë çorape të markave të mbrojtura tregtare dhe 47 thika gjahu me këllëfe, të gjitha […]

Qeveria britanike refuzon kritikat për njohjen e shtetit palestinez, duke theksuar se nuk shpërblehet Hamasi

Qeveria britanike ka hedhur poshtë akuzat se njohja e një shteti palestinez do të ishte një shpërblim për grupin militant Hamasi. Kjo deklaratë erdhi pas shpalljes së planeve që Britania do ta njohë Palestinën në rast se Izraeli nuk ndërmerr hapa të mjaftueshëm për përmirësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës dhe për arritjen […]

Bizneset paralajmërojnë protesta kundër vendimit të ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka njoftuar se bizneset anëtare do të ndërmarrin masa të ashpra, përfshirë protesta dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike, nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë. Sipas tyre, vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa përgatitje, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin financiar dhe […]

Apple Pay mbërrin në Kosovë – një hap i madh drejt pagesave digjitale moderne

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se Apple Pay është tashmë zyrtarisht i disponueshëm në Kosovë, duke mundësuar pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt përmes pajisjeve Apple. Ky shërbim i ri do t’u lejojë bankave dhe institucioneve financiare në vend të integrojnë kartelat e tyre me platformën Apple Pay, ndërsa […]

Sindikata e RTK-së konfirmon protestën më 6 gusht, paralajmëron bojkot të ngjarjeve politike

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka konfirmuar se më 6 gusht 2025 do të nisë protestën, pasi edhe më 29 korrik nuk është alokuar buxheti për gjashtëmujorin e dytë të vitit. SPERTK thotë se situata ka vënë në rrezik funksionimin e transmetuesit publik dhe se institucionet kanë treguar neglizhencë të plotë. Protesta, sipas tyre, […]