Përplasje e rëndë në Los Angeles, disa të lënduar rëndë pasi automjeti hyri në turmë njerëzish

Të paktën pesë persona janë në gjendje kritike pas një incidenti të rëndë në Los Angeles, ku një automjet u përplas me një turmë kalimtarësh, duke shkaktuar panik dhe shumë të lënduar. Ngjarja ndodhi në bulevardin Santa Monica, një zonë e frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë, vetëm pak metra larg nga Hollywoodi. Sipas autoriteteve, […]

Kapet duke vozitur me 144 km/h në zonë me kufizim 60 km/h, ndalohet 21-vjeçari në Shtime

Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet në trafikun rrugor me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve. Më 18 korrik 2025, rreth orës 18:00, Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ndaloi një veturë të tipit Golf me targa të huaja në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në komunën e Shtimes, pasi shoferi kishte tejkaluar ndjeshëm […]

Agim Musliu: Serbia po financon terrorizmin në Kosovë përmes “Zyrës për Kosovën”

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Qeverinë e Serbisë për financim të grupeve terroriste që veprojnë kundër Kosovës, përmes të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”. Ai tha se kjo zyrë ka ndarë subvencione për më shumë se dhjetë persona të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë. Sipas Musliut, këto fonde dëshmojnë mbështetjen e vazhdueshme të […]

Dështim edhe në seancën e 49-të: Kuvendi i Kosovës sërish nuk arrin të konstituohet

Seanca e 49-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa rezultat, duke shënuar një tjetër dështim në përpjekjet për formimin e institucioneve. Pavarësisht përpjekjeve të grupeve parlamentare, deputetët nuk arritën të gjejnë konsensus për hapat e mëtejshëm. Me 50 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, nuk kaloi propozimi për formimin […]

Arrestohet një 36-vjeçar në Gjakovë për dhunë ndaj të dashurës

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar të premten pasdite në fshatin Bec të Gjakovës, ku një grua rreth 27-vjeçare ka denoncuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, e reja ka deklaruar se i dyshuari, 36-vjeçari […]

Sot në orën 11:00 mbahet përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, më 19 korrik, në orën 11:00, në përpjekjen e 49-të me radhë për ta konstituuar përbërjen e re parlamentare. Kjo seancë pason dështimin e seancës së 47-të, ku propozimi i kryesuesit Avni Dehari për formimin e komisionit për votimin e fshehtë nuk mori mbështetjen e mjaftueshme. Votimi ishte […]

OVL-UÇK reagon ndaj fjalimit të Igor Popoviqit: Nuk do të heshtim ndaj fyerjeve ndaj luftës për liri

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër pas vizitës dhe deklaratave fyese të përfaqësuesit të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, i cili sot mbajti një fjalim në Rahovec. Në deklaratën e OVL-UÇK-së thuhet se Popoviq ka ofenduar rëndë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përsëritur […]

Barcelona në bisedime për rikthimin e Xavi Simons, shqyrtohet marrëveshja me shkëmbim lojtarësh

Barcelona është duke zhvilluar bisedime për rikthimin e mesfushorit holandez Xavi Simons në “Camp Nou”, pavarësisht vështirësive financiare që e komplikojnë realizimin e këtij transferimi. Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka mbajtur një takim 45-minutësh me përfaqësuesit e lojtarit, përfshirë edhe vëllain e tij, për të diskutuar mundësitë konkrete të rikthimit. RB Leipzig, klubi […]

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin pas fjalimit fyese ndaj UÇK-së

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë e Serbisë, është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe po shoqërohet në stacion për procedura të mëtejshme. Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për RTK-në se ndalimi lidhet me një deklaratë të mbajtur nga Popoviq në […]