18-vjeçari nga Mitrovica përfundon në QKUK pas sulmit me shufra hekuri
Një rrahje e rëndë është regjistruar mbrëmë në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës, ku një 18-vjeçar ka pësuar lëndime serioze pas një sulmi brutal me shufra hekuri.
Sipas Policisë, tre persona – J.A. (22 vjeç), A.A. (20 vjeç) dhe A.A. (18 vjeç) – kanë shkuar te shtëpia e viktimës për të sqaruar një konflikt të mëhershëm, por situata ka përfunduar me dhunë fizike. Si pasojë e sulmit, i riu ka marrë fraktura në kokë.
Fillimisht ai u trajtua në spitalin e Mitrovicës, por më pas u transferua në QKUK – Prishtinë, në repartin e Neurologjisë.
Dy prej të dyshuarve janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa një i mitur është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.










