#Lajme

17 komuna zgjedhin kryetarët në raundin e parë, 19 të tjera shkojnë në balotazh

Në Kosovë është mbajtur sot raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku nga gjithsej 38 komuna, 17 kanë zgjedhur kryetarët e tyre që në raundin e parë.

Pa balotazh, kryetarët janë zgjedhur edhe në katër komunat veriore dhe në disa komuna të tjera me shumicë serbe.

Ndërkaq, 19 komuna do të shkojnë në balotazh, përfshirë Mitrovicën e Jugut, Prishtinën, Vushtrrinë, Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Prizrenin, Suharekën, Vitinë, Junikun dhe Kllokotin.

Komunat që zgjodhën kryetarët shqiptarë në raundin e parë janë Podujeva, Ferizaj, Skenderaj, Hani i Elezit, Istogu, Lipjani, Shtimja, Kamenica dhe Deçani.