16-vjeçari i plagosur me thikë në Podujevë në gjendje të rëndë, policia arreston të dyshuarin
Një 16-vjeçar është dërguar në QKUK pas plagëve të marra nga thika në Podujevë dhe ndodhet në gjendje të rëndë dhe jo stabile, bëjnë të ditur nga Klinika Emergjente. Drejtori Naser Syla tha se i mituri ka kaluar ekzaminime dhe u dërgua në sallën operative për ndërhyrje kirurgjikale nga ekipet e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe torakale.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se informacioni për incidentin u pranua rreth orës 15:00. Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe në koordinim me prokurorinë ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.











